Pastrimi i lumenjëve, përroskave dhe kanaleve, hap për mbrojtjen nga vërshimet dhe tokave bujqësore në Viti
15/11/2024
Po vazhdon pastrimi i lumenjeve, përroskave dhe hapja e kanaleve në Komunë të Vitisë.
Përmes një njoftimi, Komuna e Vitisë thekson se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes nga vërshimet dhe mbrojtjen e tokave bujqësore.
Ndryshe, kryetari Haliti ka deklaruar se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët tjera.
Ai në veçanti përmendi edhe hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit "Morava e Binçës", prej Vitisë deri në Binçë. /Telegrafi/


