Please enter at least 3 characters.

“Pasiguri, kanalizim, ndërpreje uji, papastërtia..." – Osmani shpërfaqë problemet në “Ismail Qemali”

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook duke akuzuar gazetarët se po e përndjekin familjen e saj, sidomos fëmijët.

Osmani tha se vajzat e saj janë vënë në qendër të raportimeve mediatike, duke e quajtur këtë një formë të papranueshme të përndjekjes.

Ajo përmendi gjithashtu problemet me të cilat, sipas saj, janë ballafaquar jo vetëm fëmijët e saj, por edhe nxënësit e tjerë të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

E pikërisht këto probleme sipas saj, e kanë nxitur që t'i largojë vajzat nga shkollat publike.

Ajo ka përmendur, problemet me kanalizim në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi.

Po ashtu edhe çështjen e sigurisë, duke përmendur konfiskim të mjeteve të mprehta.

“Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër,” ka shkruar Osmani.

I gjith ky reagim erdhi pasi ishte kameramani Jetmir Muji ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet.

AGK-ja e konsideron arrestimin të paligjshëm, arbitrar dhe abuzim nga ana e Policisë së Kosovës.

"Ky është një sulm i papranueshëm kundër lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim", thuhej në reagim.