Pasi u sulmua me salcë domatesh, djali i ish-Shahut iranian foli nga një kuti prej xhami
Reza Pahlavi, udhëheqësi i opozitës iraniane në mërgim, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të shkaktojë polemika me deklaratat e tij, për shkak të të cilave ka qenë i detyruar të vendosë masa të pazakonta sigurie.
Në një tubim në Berlin, ai u sulmua me salcë domatesh, ndërsa në paraqitjen e radhës u shfaq brenda një kabine prej xhami, antiplumb.
Pahlavi ka bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake të SHBA-së në Iran dhe ka cilësuar vdekjen e civilëve të vendit të tij si “dëm kolateral”.
Incidenti me “salcën e domates” ndodhi gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, në qendër të Berlinit.
Një nga aktivistët e pranishëm iu afrua nga pas dhe e spërkati me një lëng të kuq të ngjashëm me bojë, i cili e goditi në pjesën e pasme të qafës dhe shpatullave. Pahlavi ka mbështetur hapur sulmet e Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit.
Ai jeton në mërgim në shtetin amerikan Maryland dhe është djali i madh i shahun të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i rrëzuar gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Edhe pse ka mbështetje nga monarkistët, Pahlavi mbetet figurë kontroverse mes grupeve të opozitës iraniane, disa prej të cilave e refuzojnë mundësinë që një anëtar i familjes mbretërore të rikthehet në pushtet.
Kritikët e akuzojnë se nuk ka legjitimitet demokratik dhe se është shumë i afërt me Izraelin. Nuk është e qartë as sa mbështetje ka brenda vetë Iranit. /Telegrafi/


