Please enter at least 3 characters.

Pasagjerët të tmerruar ndërsa aeroplani përballet me turbulenca, gjatë një stuhie që e detyroi të bënte një ulje emergjente në Itali

Një fluturim i Wizz Air nga Alicante drejt Romës është shndërruar në një përvojë traumatike për pasagjerët, pasi aeroplani u godit nga turbulenca të forta mbi Italinë.

Pasagjerët janë parë të tmerruar dhe u dëgjuan lutje të dëshpëruara në kabinë ndërsa piloti tentoi disa herë të ulej në aeroportin Fiumicino.

Për shkak të motit ekstrem dhe stuhive të fuqishme, aeroplani Airbus A321 u detyrua të devijonte fluturimin drejt aeroportit të Bolonjës.

Fluturimi, i cili ishte nisur me mbi një orë vonesë, përfundoi me ulje emergjente në 03:57 të mëngjesit.

Dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë pasagjerët të tmerruar, që ulërinin në errësirën e kabinës.

Wizz Air deklaroi se siguria e pasagjerëve është prioritet dhe se “anulimi” i uljes është procedurë standarde në kushte të tilla.

Kompania konfirmoi se pasagjerëve iu sigurua transporti tokësor nga Bolonja për në Romë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak javë pasi një fluturim i Ryanair u trondit nga turbulenca ku disa pasagjerë mbetën të lënduar. /Telegrafi/