Please enter at least 3 characters.

Pas tri refuzimeve, aktorit Jorge Guerreros të filmit "Roma" i lejohet hyrja në SHBA

2019/02/Jorge-Antonio-Guerreros.jpg
227:"MEXICO CITY, MEXICO - DECEMBER 17: Jorge Antonio Guerrero Martinez during the premiere of the Netflix movie Roma at Cineteca Nacional on December 18, 2018 in Mexico City, Mexico. (Photo by Hector Vivas/Getty Images For NETFLIX)
24:"Getty Images For NETFLIX

Ylli i filmit "Roma", Jorge Antonio Guerrero do të jetë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar pasi iu refuzua tri herë rresht një vizë amerikane.

Aktori 26 vjeçar kishte frikë se do të humbiste ceremoninë prestigjioze të filmave pasi nuk kishte arritur të marrë leje për të qëndruar në SHBA.

Në fakt, aktori meksikan javë më parë ka humbur rastin të merr pjesë në festivalin e filmit të Golden Globe Awards.

Jorge Antonio Guerrero (Photo by Victor Chavez/Getty Images for NETFLIX)

Filmi "Roma" është nominuar në dhjetë kategori të ndryshme të Oscarëve, ku Netflix ka bërë përpjekje për të siguruar një vizë për aktorin e huaj.

Guerrero në filmin "Roma" interpreton karakterin e Ferminës dhe historia zhvillohet në vitin 1970 në Mexico City, sipas britanikes "Metro".

Filmi "Roma" është nominuar në kategoritë e filmit më të mirë gjithashtu në kamerë, regji, aktorët kryesor dhe sekondar, skriptet origjinale, dizajne të caktuara, miksim dhe redaktimi i zërit.

Ndryshe, filmi ka marrë çmimin kryesor në festivalin e mirënjohur të BAFTA-s gjersa shihet edhe si favoritë për Oscar. /Telegrafi/