Please enter at least 3 characters.

Pas shumë vitesh, pajtohen Stresi dhe Clevio

Stresi dhe Cllevio duket se kanë lënë pas konfliktet e viteve të fundit, teksa Stresi u përfshi përmes një telefonate në transmetimin “live” të Cllevios.

Dyshja kishte një miqësi shumëvjeçare përpara përplasjeve publike, ndërsa Cllevio ka treguar më herët se kishin kaluar një periudhë së bashku edhe në Bruksel.

Raporti mes tyre u kris seriozisht në vitin 2022, ndërsa më pas pati ofendime, akuza dhe kërcënime publike.

Tentativa për pajtim dhe një tjetër komunikim në vitin 2023 nuk e rikthyen marrëdhënien si më parë.

Tashmë, rreth katër vite pas nisjes së konfliktit publik, telefonata e fundit mes tyre duket se sinjalizon një pajtim dhe një kapitull të ri në marrëdhënien e dy reperëve. /Telegrafi/