Please enter at least 3 characters.

Pas shumë aludimeve për lidhje, Butrint Imeri deklarohet rreth statusit të tij

2019/07/60003067_2727328220672953_8755869326818140266_n-e1564321688921.jpg

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka qenë shpesh i përfolur në media dhe rrjete sociale rreth jetës së tij private.

Është aluduar shumë herë se ai është në lidhje me prezantuesen Kiara Tito, e prezenca e kësaj të fundit në klipin e tij "Hajt hajt", rriti edhe më shumë dyshimet.

Mirëpo duket se mes dyshes nuk ka diçka më shumë se miqë - kështu të paktën ka lënë të kuptohet ai në intervistën e fundit për "Prive".

Ai u shpreh se është beqar dhe i fokusuar vetëm në karrierë.

Ndërsa sa i përket aludimeve, Butrinti tha se nuk është e thënë që me çdo femër që ai shihet ose del në rrjetet sociale, do të thotë se është e dashura e tij.

I njëjti, gjithashtu ka folur për projektet e shumta që është duke përgatitur, duke cituar ndër të tjerash se ëndërron një koncert gjgant në të ardhmen, në një nga stadiumet shqiptare. /Telegrafi/