Pas ndarjes së bujshme, Megan Thee Stallion shfaqet provokuese në “Hot Girl Summer Runway Show”
Megan Thee Stallion tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë “Paraiso Miami Swim Week 2026”, ku u shfaq super seksi në pasarelën e “Hot Girl Summer Runway Show”, vetëm një muaj pas ndarjes nga basketbollisti Klay Thompson.
Reperja 31-vjeçare ekspozoi format e saj të tonifikuara me një palë rroba banje shumë provokuese me prerje anash, të kombinuara me taka të bardha dhe aksesorë të artë.
Me flokët e kapura bisht dhe grimin glamuroz, Megan u shfaq plot vetëbesim në skenë, shkruan DailyMail.
Gjatë eventit, ajo prezantoi koleksionin e dytë të markës së saj të rrobave të banjës “Hot Girl Summer”, duke theksuar se dëshiron që çdo vajzë të ndihet e bukur dhe e përfshirë në stilin e saj.
Paraqitja e saj vjen pas lajmeve për ndarjen nga ylli i Dallas Mavericks, Klay Thompson. Megan la të kuptohet se lidhja përfundoi për shkak të tradhtisë, ndërsa deklaroi se tashmë po fokusohet tek vetja dhe paqja e saj personale. /Telegrafi/


