Please enter at least 3 characters.

Pas lajmit për turneun e "Spice Girls", Adele publikon një fotografi nga fëmijëria si fanse e grupit të vajzave

2018/11/AdeleS-e1541521805424.jpg
166:"LONDON, ENGLAND - JUNE 28: Adele performs at Wembley Stadium on June 28, 2017 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images for September Management)
17:"Gareth Cattermole

Anëtaret e grupit "Spice Girls" kanë bërë të ditur se do të ribashkohen për një turne në Britani të Madhe dhe ky lajm i ka gëzuar shumë fansa të tyre.

Një ndër ta është edhe këngëtarja e famshme, Adele, e cila është entuziazmuar me këtë njoftim.

Për një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se sa i është gëzuar lajmit për koncertet e grupit të vajzave duke u shprehur e gatshme për t'i ndjekur ato nga afër.

Këngëtarja angleze e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj, ku shfaqet si një fanse e flaktë e "Spice Girls".

Në prapavijë, në murin e saj, e shihen të ngjitura fotografitë e vajzave të grupit që asokohe ishte shumë i popullarizuar.

"Ha! Kështu ndihem aktualisht! Unë jam gati", ka shkruar Adele në përshkrimin e fotografisë në Instagram.

Publikimin e saj e ka shpërndarë anëtarja e "Spice Girls", Geri Horner, si shenjë falënderimi për mbështetjen e këngëtares së famshme. /Telegrafi/