Please enter at least 3 characters.

Pas kritikave për performancën në Super Bowl, reagon Adam Levine

2019/02/adam-Levine.jpg
211:"ATLANTA, GA - FEBRUARY 03: Adam Levine of Maroon 5 performs during the Pepsi Super Bowl LIII Halftime Show at Mercedes-Benz Stadium on February 3, 2019 in Atlanta, Georgia. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Adam Levine është frontmeni i bendit të njohur amerikan, "Maroon 5" dhe një ndër më të kërkuarit në treg.

Këngëtari ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen kryesore të futbollit amerikan, i njohur si Rugby.

Por, jo çdo kush ishte i kënaqur me sjelljen e artistit, i cili u kritikua me rastin e zhveshjes së fanellës në skenën gjigante të Atlantas, "Mercedes Benz Arena".

Adam Levine (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Megjithatë, 39-vjeçari i është përgjigjur kritikave përmes rrjeteve sociale duke falënderuar të pakënaqurit pasi që në këtë formë po i bëjnë të përmirësojnë performancat e tyre.

“Kur ne pranuam përgjegjësinë për të performuar tek SBHTS, unë nxora stilolapsin dhe vetëm shkruajta. Disa nga fjalët që më erdhën të shkruaj në atë moment gjetën vend tek balonat e mrekullueshme me drita që u ngjitën në qiell dhe zbritën gjatë mbrëmjes", shkroi fillimisht ai.

"Ne falënderojmë universin për këtë mundësi historike për të luajtur në evenimentin më të madh botëror. Dhe ne falënderojmë kritikët tanë që gjithmonë na shtyjnë për të vepruar më mirë! Një dashuri!”, pohoi Adam Levine.

Ndryshe, New England Patriots ka mbrojtur titullin e kampionit pas triumfit kundër Los Angeles Reims me rezultat 13:3. /Telegrafi/