Please enter at least 3 characters.

Pas homazheve për Deharin, lyhet me ''gjak'' billbordi i Thaçit në Tetovë (Foto)

2016/11/Thaçi-me-gjak-1.jpg

Dje në Tetovë u mbajt homazh për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa metra më larg vendit ku u bënë homazhe qëndron edhe billbordi me informacione për çmimin që Universiteti i Tetovës i dha Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi u dekorua me çmimin e nderit ''Doctor Honoris Causa'' nga Universiteti më i vjetër i shqiptarëve të Maqedonisë.

Por, në fotografitë që i janë dërguar Telegrafit në Maqedoni shihet se si billbordi për çmimin e Thaçit është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe që simbolizon gjak.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga organet se kush mund ta kishte bërë këtë lyerje të billbordit të Thaçit./Telegrafi/