Please enter at least 3 characters.

Pas famës nga Big Brother, Elijona Binakaj paralajmëron se do të shfaqet në ekran

Foto: Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka folur për jetën dhe planet e saj pas daljes nga shtëpia e spektaklit.

Në emisionin “Ora 7”, ajo tregoi se dëshira e saj për të qenë në ekran është e madhe.

“Dëshira e madhe që të më shohin në ekran mund të realizohet, oferta kam", tha ajo fillimisht.

Foto: YouTube

Tutje vazhdoi: "Krejt ata që më duan mund të më shohin shumë shpejt".

Ish-finalistja po ashtu tha se cilat lloj projektesh ose fusha do t’i pëlqente më shumë të punonte në ekran.

Sido që të jetë, nuk ka zbuluar më shumë detaje se në çfarë projekti televiziv do të jetë.

Kjo mund të jetë një surprizë për fansat e publikun, ndonëse mbetet për t'u parë në vijim. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com