Please enter at least 3 characters.

Pas duetit me Ed Sheeran, Justin Bieber me këngë të re

2019/05/GettyImages-1027974476-e1558939680967.jpg
213:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 06: Justin Bieber attends the John Elliott front row during New York Fashion Week: The Shows on September 6, 2018 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for NYFW: The Shows)
32:"Getty Images for NYFW: The Shows

"I don't care" në bashkëpunim me Ed Sheeran, është kënga e parë e Justin Bieber që nga viti 2017.

Këngëtari kanadez së fundmi është parë në studion e tij muzikore me bashkëshorten Hailey Baldwin dhe natyrisht se diçka e re po vjen nga ai.

25-vjeçari e ka publikuar një fotografi bardh e zi në Instagram të dielën, gjersa tregoi se është duke punuar në një projekt të ri me përkrahjen e bashkëshortes, modeles 22 vjeçare. "Koha për studio", e ka përshkruar imazhin pranë Baldwin.

Pas një mungese të gjatë, Justin është shfaqur në koncerte në muajin prill në Festivalin Coachella, duke i befasuar fansat me një performancë të mahnitshme. "Kjo është hera e parë që unë jam në skenë pas dy vitesh. Më duhej të kthehem sërish, në mënyrën time. Ndër tjerash, albumi im po vjen", kishte thënë Justin.

Theksojmë se Bieber viteve të fundit ka kaluar një periudhë të vështirë jetësore, në luftën kundër depresionit, gjë për të cilën është përkujdesur mjaft shumë për ta ndihmuar bashkëshortja e tij. /Telegrafi/