Please enter at least 3 characters.

Pas dështimit me Perisicin, Arsenali kthen sytë kah Yannick Carrasco

2019/01/Yannick-Carrasco-2.jpg
249:"BRUSSELS, BELGIUM - AUGUST 31: Yannick Carrasco of Belgium in action during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Belgium and Gibraltar at Stade Maurice Dufrasne on August 31, 2017 in Liege, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kanë mbetur pak më tepër se 24 orë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit.

Tashmë disa prej skuadrave evropiane kanë sjell përforcimet e reja, por që në orët e fundit pritet që të shtohet numri i lojtarëve që do të ndryshojnë ambient.

Yannick Carrasco (Photo by Dennis Grombkowski/Getty Images)

Arsenali ditë më parë u raportua se ishte e interesuar për Ivan Perisicin, por që skuadra e Inerit nuk është e kënaqur me ofertë e londinezëve.

Mediat britanike tani raportojnë se Gunners kanë filluar bisedimet për të nënshkruar me belgun, Yannick Carrascon.

Së paku kështu ka rapotuar Sky Sport Italia gjatë mëngjesit të ditës së sotme, vetëm disa orë pasi Interi përsëriti se nuk kishin marrë ofertë të përshtatshme nga Arsenali.

Carrasco kishte qenë gjithashtu në objektivave të Nerazzurrëve dhe Milanit, por tani duket i vendosur që të Dalian Yifang për ekipin e kryeqytetit britanik.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka veshur fanellat e ekipeve të tilla, si Atletico Madridit dhe Monacos. /Telegrafi/