Please enter at least 3 characters.

Pas deklaratës së Trumpit, Mbretëria e Bashkuar do të testojë ilaçet anti-malarie për të parë nëse mund të parandalojë COVID-19

2020/05/Anti-malaria-drug-casts-light-on-cancer-therapy_wrbm_large.jpg
48:"Drugs and syringe for malaria parasite treatment
24:"Getty Images/iStockphoto

Dy ilaçe anti-malarie do të testohen në Brighton dhe Oxford në Mbretërinë e Bashkuar, për të parë nëse mund të parandalojnë COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’u jepet më shumë se 40 mijë punonjësve të kujdesit shëndetësor nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut.

Bëhet e ditur se të gjithë pjesëmarrësisht janë personel që janë në kontakt me pacientët e diagnostikuar me COVID-19.

"Ne me të vërtetë nuk e dimë nëse chloroquine dhe hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëshme kundër COVID-19”, tha një nga drejtuesit e studimit, Nicholas White.

Testimi i këtyre ilaçeve vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha në fillim të kësaj jave se kishte marrë ilaçin e diskutueshëm, pavarësisht paralajmërimeve se mund të ishte i pasigurt./Telegrafi/