Pas dasmës luksoze, Dua Lipa sjell fotografi me partnerin nga pushimet në Itali
Dua Lipa ka publikuar fotografi të reja nga pushimet e saj në Itali, ku ka kaluar disa ditë relaksi pas martesës me partnerin e saj, aktorin Callum Turner.
Këngëtarja ka zgjedhur një destinacion bregdetar në Itali për të shijuar ditët e para si e martuar, larg angazhimeve të përditshme dhe vëmendjes së madhe mediatike.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shfaqet në momente të qeta dhe verore, duke shijuar atmosferën e pushimeve në një ambient privat dhe luksoz.
Këto ditë pushimi vijnë menjëherë pas një ceremonie martesore të organizuar në Sicili, e cila është mbajtur në një format privat dhe ka zgjatur disa ditë.
Dasma është zhvilluar në një ambient të rezervuar vetëm për familjarë dhe miq të afërt, duke ruajtur një profil të ulët publik dhe duke u fokusuar te intimiteti i momentit.
Mes yjeve botëror, për të performuar ka qenë edhe grupi i njohur shqiptar, NRG Band në krye me Besnik Qakën.
Dua dhe Callum nga ana tjetër po shijojnë marrëdhënien e tyre prej vitesh. /Telegrafi/


