Please enter at least 3 characters.

Pas ankesave nga qytetarët, Prokuroria: Po ndërmerren veprime për cilësinë e ujit të pijshëm në Gostivar

2022/03/uji-pijshem.jpg

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se po ndërmerren veprime në lidhje me kontrollin e cilësisë së ujit në Gostivar.

“Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime pas një kallëzimi të paraqitur lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm”, thonë nga Prokuroria Themelore.

Ky veprim erdhi si pasojë e shumë rasteve ku qytetarët janë paraqitur tek urgjenca e qytetit me simptoma të njejta, kryesisht vjellje dhe diarre.

Disa nga personat e prekur nga këto simptoma reaguan nëpër rrjete sociale duke thënë se nuk është helmim nga ushqimet, por dyshime mbi cilësinë e ujit të pijshëm.

Nga Komuna e as nga Ndërmarrja Komunale e ujësjellësit deri më tani nuk ka pasur asnjë sqarim për qytetarët.