Please enter at least 3 characters.

"Partnerë të jetës", Arilena Ara e lumtur për romancën me Popi Kolën

2021/09/arilenaaraa-242483709_176575831183212_4856513664884687707_n-e1632170739982.jpg

Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Arilena Ara, këtë kohë ka qenë tejet e zënë duke u përgatitur për albumin e saj të ri “Pop Art”.

Teksa po punon në projektet e radhës të këtij albumi, ajo po kalon një kohë të mirë edhe me partnerin e saj, njëherësh menaxherin Popi Kola.

Këtë e dëshmon edhe me postimin e fundit të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.

Ylli i “X Factor” ka publikuar një fotografi krah të dashurit me të cilin ka bërë një kombinim edhe në dukje.

“Partnerët e jetës”, ka shkruar ajo.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, me fjalët e fansave që janë ‘të preferuarit në showbizin shqiptar’.

Arilena momentalisht po punon në këngën e radhës të albumit të titulluar “Ke me mungu” që pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/