Partia Popullore Europiane reagon për dorëheqjen e Bashës: Hap rrugën për bashkimin e PD-së
21/03/2022
Partitë Popullore Europiane ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Në një reagim në rrjetet sociale, PPE shkruan se vlerësojnë vendimin e Bashës.
“Falenderojmë Lulzim Bashën për hapin e tij të përgjegjshëm për largimin nga drejtimi i PD, vlerësojmë të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke i hapur rrugën një fillimi të ri dhe unitetit në parti”, thuhet në reagim.


