Partia e Jablanoviqit thotë se Lista Serbe po i kërcënon dhe shantazhon votuesit
Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) përmes një komunikate ka akuzuar Listën Serbe se në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit po kërcënon dhe shantazhin votuesit serbë.
Kjo parti, që udhëhiqet nga Aleksandar Jablanoviq, thotë se e kupton frikën dhe shqetësimin që e ka Lista Serbe nga humbja reale në zgjedhjet e 6 tetorit, por këtë nuk do ta pranojnë si arsye as të drejtë që ajo t’i kërcënojnë votuesit as t’i kushtëzojnë ata me vende pune.
Komunikata e plotë e Partisë Serbe të Kosovës:
Partia Serbe e Kosovës e kupton frikën dhe shqetësimin që Lista Serbe ka nën lëkurë, por me gjithë frikën reale nga humbja në zgjedhjet që po vijnë, ne nuk e pranojmë këtë si arsyetim për t’i kërcënuar votuesit dhe shantazhuar punëtorët më vendet e tyre të punës.Të dashur vëllezër nga Lista Serbe, me kërcënimet tuaja të rënda dhe përpjekjet për të shantazhuar popullin, ju po tregoni se frika ka mbizotëruar në mendjet tuaja.Partia e Serbëve të Kosovës do ta informojë KQZ-në, Prokurorinë e Kosovës dhe PK-në për kërcënimet që ju po ua bëni këto ditë anëtarëve të komisioneve zgjedhore, të cilët janë miratuar në mënyrë të rregullt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke dërguar fakte të mbledhura dhe deklarata të viktimave të cilët u janë nënshtruar kërcënimeve dhe presionit.Synimi juaj për të përdorur metoda dhe rregulla tjera, nga ato të përcaktuara me ligj në ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë sukses, e ai qëllim është evident.Ne i ftojmë qytetarët të na raportojnë çdo kërcënim, shantazh dhe presion, në mënyrë që të mbrojmë të drejtën tonë për lirinë e mendimit dhe veprimit politik, dhe t’i dërgojmë abuzuesit dhe banditët, atje ku e kanë vendin me ligj.


