Park Plazza po rritet: Një kapitull i ri për Podujevën
Më e mira sapo ka filluar.
Park Plazza në Podujevë pohyn në një fazë të re zhvillimi, me një vizion që shkon përtej konceptit tradicional të një qendre tregtare.
Me investime të reja në gastronomi, argëtim dhe hapësira të dedikuara për familjet, Park Plazza synon të krijojë një destinacion ku njerëzit jo vetëm të bëjnë shopping, por edhe të kalojnë kohë cilësore, të argëtohen dhe të përjetojnë eksperienca të reja.
Në qendër të këtij zhvillimi janë një food court krejt i ri, një kënd i mbyllur lojërash për fëmijë dhe një Luna Park në ambient të jashtëm, të gjitha të konceptuara për t’i dhënë qendrës një dimension të ri dhe për ta bërë atë edhe më tërheqëse për familjet dhe vizitorët e të gjitha moshave.
Një vizion i ri për Park Plazza
Pas këtij transformimi qëndron një vizion i qartë: ta pozicionojë Park Plazza si një destinacion modern për Podujevën dhe rajonin përreth.
Për të mësuar më shumë rreth këtij zhvillimi, biseduam me Mauro Abruzzese, CEO dhe Drejtor Menaxhues i OCM International.
Në këtë intervistë, Abruzzese flet për investimet e reja, vizionin për Park Plazza, potencialin e Podujevës dhe atë që banorët mund të presin nga faza e ardhshme e zhvillimit.
Mauro Abruzzese: “Qëllimi ynë është që Park Plazza të zhvillohet në një destinacion të kompletuar për qytetin — një vend ku njerëzit vijnë për shopping, ushqim, argëtim dhe për të kaluar kohë së bashku.”
Më shumë se një qendër tregtare
Ideja është që Park Plazza të bëhet më shumë se një vend për shopping, duke bashkuar shopping-un, gastronominë dhe argëtimin në një eksperiencë të plotë.
Food court-i i ri do të ofrojë më shumë mundësi për ushqim, ndërsa këndi i mbyllur i lojërave dhe Luna Park-u në ambient të jashtëm do të krijojnë mundësi të reja për argëtim dhe kohë cilësore me familjen.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur edhe Podujeva po rritet dhe po zhvillohet, duke krijuar hapësirë për koncepte, eksperienca dhe investime të reja.
Park Plazza po rritet bashkë me qytetin — dhe ky kapitull i ri sapo ka filluar.
📞 Qira dhënie: +383 45 777 072
✉️ leasing@ocm-int.com


