Please enter at least 3 characters.

Paris Jackson shkëlqen në darkën e Tom Ford në Venecia

Yjet e Hollywood-it u mblodhën në Palazzo Contarini Polignac për darkën madhështore të Tom Ford, gjatë Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Paris Jackson, 27 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan vjollcë që i theksonte elegancën, të kombinuar me këpucë të arta Louboutin dhe flokë biondë me onde të lira.
Ajo u shfaq me një pamje plot shkëlqim teksa mbërriti me varkë në event.

Në mesin e të ftuarve u dalluan edhe Noomi Rapace, me një fustan të zi pa rripa e aksesorë minimalistë, si dhe Tilda Swinton, e cila mahniti me një fustan argjendi me çarje tërheqëse dhe një rrip të zi elegant.

Mbrëmjen e pasuruan gjithashtu Indya Moore me një fustan të ngushtë e modern dhe Tish Weinstock, e cila u shfaq provokuese me një veshje gjysmë të tejdukshme me xixa dhe pupla. /Telegrafi/