Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Maqedoni

2017/02/moti-shiu.jpg

Prej nesër pritet të ketë ndryshim të motit. Ulje të mëdha të temperaturave deri më 4 gradë, reshje të vazhdueshme dhe erë të fortë do të ketë në ditët në vazhdim. Dushanka Tanushevska, nga Instituti Hidrometeorologjik për Shenja njoftoi se nesër temperaturat do të fillojnë të ulen dhe do të fillojnë reshjet e kohëpaskohshme.

“Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm, i lagësht. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu të kohëpaskoshhme, vetëm në vendet malore do të ketë reshje të borës, megjithatëreshje shiu do të ketë edhe në pjesët e tjera të vendit në juglindje. Në pjesët qendrore të vendit do të ketë reshje më të vogla të shiut. Do të fryej erë e fortë e kohëpaskohshme nga jugperëndimi. Temperatura ditore do të jetë relativisht e lartë për këtë periudhë, pra nga 17 deri më19 gradë Celsius”, ka deklaruar Dushanka Tanushevska, meteorologe.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se edhe në ditët në vazhdim, të martën dhe të mërkurën do të ketë reshje të vazhdueshme, ndërsa të enjten do të ketë intensitet më të madh të reshjeve dhe temperatura dukshëm të ulëta./Telegrafi/