Parashikimi i motit për fundjavë
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
29/03/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të variojnë nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
Ndërkaq, për të dielën IHK njofton se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4°C deri 6°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/


