Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2016/01/nd-euml-rrimi-i-moteve-pa-bor-euml-e-ngrica_hd.jpg

Këtë të mërkurë në territorin e Shqipërisë do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërkohë që do të vazhdojë rënia e temperaturave.

Do të ketë prezencë ngricash të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet era arrin shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -4 deri 4 gradë Celsius, në zonat e ulëta 0 deri 11 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare 2 deri 12 gradë Celsius. /Telegrafi/