Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Kosovë

2019/01/Moti-me-bore-foto-Ridvan-Slivova-9-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton IHKM.