Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i FIFA 19: Goli i Shaqirit ia siguron Liverpoolit trofeun e Ligës së Kampionëve

2019/05/Shaqiri-Arnold.jpg
277:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Xherdan Shaqiri and Trent Alexander-Arnold of Liverpool celebrate after the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Një parashikim interesant është dhënë nga video-loja "FIFA 19" për finalen e Ligës së Kampionëve, ku ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri shihet duke ia siguruar trofeun skuadrës së tij Liverpoolit.

Finalja e Ligës së Kampionëve është ofruar tashmë me Liverpoolin dhe Tottenham Hotspur që do të luajnë mes vete më 1 qershor.

Stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, do të jetë nikoqir i kësaj përballje të madhe angleze.

Kur kjo sfidë tashmë po ofrohet, kanë nisur edhe parashikimet rreth fituesit.

Një parashikim të tillë e ka bërë edhe "FIFA 19", të cilin e ka postuar faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.

Shaqiri dhe Origi duke festuar me bashkëlojtarët njërin gol ndaj Barcelonës (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Aty shihet ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili është heroi i ndeshjes duke shënuar golin e fitores për Liverpoolin.

Sfida në këtë lojë ishte tek rezultati 2-2, ku më pas Shaqiri shënon për 3-2 dhe Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve.

Më poshtë mund ta shikoni vidon që e shpall Liverpoolin kampion të Ligës së Kampionëve me golin e Shaqirit. /Telegrafi/