Please enter at least 3 characters.

Paqe në Old Trafford, United dhe Arsenali ndajnë pikët në derbin e Ligës Premier

2019/09/arsenal-1.jpg
317:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Sokratis Papastathopoulos of Arsenal battles for possession with Daniel James of Manchester United during the Premier League match between Manchester United and Arsenal FC at Old Trafford on September 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në kuadër të ndeshjes kryesore në javën e shtat të Ligës Premier.

Ndeshja përfundoi 1-1, mirëpo ashtu siç edhe pritej kishte duele të ashpër në këtë takim, pasi u shpërndanë gjashtë kartonë të verdhë.

Djajtë e Kuq arritën të shkonin në pushimin e pjesës së parë me epërsi, pasi Scott McTominay shënoi në minutën e 45-të nga asistimi i Marcus Rashford.

Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filoi më mirë për Gunners, të cilët arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Pierre-Emerick Aubameyang (58’) që u shërbye mjaftë mirë nga Bukay Saka.

Të dy skuadrat tentuar deri në fund që t’i merrnin pikët e plota, mirëpo David de Gea dhe Bernd Leno ishin në nivelin e lartë të detyrës.

Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas javës së shtatë, Arsenali pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë, gjersa United është në të dhjetin me nëntë sosh.

Në xhiron e tetë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të përballet me Newcastlen, ndërsa ata të Unai Emery do ta presin Bournemouthin. /Telegrafi/

https://twitter.com/OhWowFelix/status/1178765901673443335

https://twitter.com/gifofmufc/status/1178758692512108544