Pamje të tjera spektakolare që tregojnë momentin kur "një top zjarri, ndriçoi qiellin e natës mbi Japoni"
22/08/2025
Një “zjarr qiellor” i jashtëzakonshëm ndriçoi natën mbi Japoninë Perëndimore më 19 gusht.
Banorët e prefekturave Kagoshima dhe Miyazaki panë një meteor të shndritshëm që kaloi shpejt mbi qiell, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një moment të regjistruar rreth orës 23:08.
Sipas ekspertëve, ndonëse nuk janë gjetur fragmente në tokë, pjesët e meteorëve mund të kenë rënë në Oqeanin Paqësor.
Shumë banorë ndanë pamjet dhe reagimet e tyre në rrjetet sociale, duke dokumentuar këtë fenomen të rrallë qiellor. /Telegrafi/


