Pamje nga atmosfera e zjarrtë në dasmën e Big Brother nën performancën e Yllka Kuqit
08/02/2026
Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj janë të përzgjedhurit për dasmën e edicionit të katërt në Big Brother VIP Kosova 4.
Të njëjtit duken të mahnitshëm, Elijona si nuse me fustan nusërie dhe Klodi me kostum elegant.
Të pranishëm në ceremoni janë edhe moderatorët si dhe opinionistet e programit.
Atmosfera gjithashtu është e zjarrtë nën performancën e këngëtares Yllka Kuqi.
Ajo nisi me vallëzimin e çiftit e më pas me këngë të hareshme, ku të gjithë po kërcenin.
Megjithatë edhe pse pati tentativa, nuk ndodhi një puthje në mes të dyshes së këtij formati.
Ka pasur gjithashtu edhe disa raste ku Benita ka marrë vëmendje për shkak të pëlqimit ndaj Klodit. /Telegrafi/


