Please enter at least 3 characters.

Pamje mga koncerti i mbrëmshëm që Fero mbajti në Mitrovicë

2020/12/collage-2-11-scaled.jpg

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani-Fero, dje (e shtunë) ka mbajtur një koncert në qytetin e Mitrovicës.

Ai u komentua për thyerjen e rregullave në një kohë pandemie, ndonëse grumbullimet janë ndaluar që një kohë për shkak të parandalimit të COVID-19.

Megjithatë, kjo duket se nuk vlen për artistin shqiptar i cili bërë bujë gjithandej në media e rrjete sociale për veprimin e tij.

Foto: Instagram

I njëjti së fundmi ka ndarë disa video në InstaStory, ku shfaqet duke interpretuar disa nga këngët që ka realizuar ndër vite.

Në bazë të videove, ai shihet i rrethuar nga fansat duke mosrespektuar asnjë masë preventive të coronavirusit.

Foto: Instagram

Koncerti i Feros vjen pak ditë pasi lansoi këngën e re “Italy”, e cila vjen si pjesë e albumit të 23 vjeçarit.

Projekti u prit mirë dhe mblodhi mijëra shikime për vetëm një kohë të shkurtër. /Telegrafi/

Foto: Instagram