Pamje dramatike: Vala e madhe përfshin anijen, ajo u shndërrua pothuajse në një nëndetëse (Video)
23:"© Instagram/isaac_ford
31/01/2018
Ky është momenti kur një anije detare e Zelandës së Re lundron nëpër një valë kolosale e cila shkurtimisht zhyt atë brenda në ujin e ashpër në Oqeanin Jugor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet dramatike që tregojnë anijen e marinës që tundet lart e poshtë mbi ujërat e zhurmshme të Antarktikut, pasi vala e madhe afrohet drejt saj.
Brenda pak sekondash ajo godet poshtë harkut, duke e përmbytur atë në ujë.
Videoja e postuar në rrjetet sociale, më 17 dhjetor është bërë nga Isaac Ford, një teknik detar për Marinën Mbretërore të Zelandës së Re, gjatë një ekspedite të tij. /Telegrafi/


