Please enter at least 3 characters.

Pallati Mbretëror thyen heshtjen për lajmet e rreme se Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë konflikt mes vete

2018/12/meg3.jpg
628:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 11: Prince William, Duke of Cambridge and Catherine, Duchess of Cambridge, Prince Harry, Duke of Sussex and Meghan, Duchess of Sussex attend a service marking the centenary of WW1 armistice at Westminster Abbey on November 11, 2018 in London, England. The armistice ending the First World War between the Allies and Germany was signed at Compiègne, France on eleventh hour of the eleventh day of the eleventh month - 11am on the 11th November 1918. This day is commemorated as Remembrance Day with special attention being paid for this year?s centenary. (Photo by Paul Grover- WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka një javë që qarkullojnë lajmet se ka pasur një përplasje të mundshme mes kunatave të famshme të Pallatit Mbretëror në Angli, Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Në shkrimet e publikuara në shtypin anglez u pretendua se mes tyre ka pasur tension dhe "grindje".

Si rrallë herë, Pallati i Buckingham-it ka dalë me një deklaratë për të komentuar këtë çështje private brenda familjes, ndërsa e ka cilësuar si lajm të rremë.

Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

"Kjo nuk ka ndodhur kurrë", kanë thënë zyrtarët e Pallatit për The Mirror .

Gazetari Dan Wootton nga The Sun shkroi se burime të shumta i thanë atij se incidenti i Kate-Meghan ndodhi para martesës së Meghanit me Princin Harry.

Një burim "mbretëror" tha se Kate i tha Meghanit gjatë përgatitjeve të dasmës "kjo është e papranueshme, ata janë stafi im dhe unë flas me ta". Dhe që nga ajo kohë marrëdhëniet mes tyre u prishën", thoshte burimi.

Ndërkohë, fakti se mes tyre nuk ka krizë, e tregon edhe prononcimi i Kate për shtatzëninë e Meghanit, ku e njëjta ishte shprehur se ndjehet e lumtur për kunatën e saj.

Demantimi i Pallatit vjen disa orë pasi Vanity Fair njoftoi se Meghan beson se shtypi britanik është duke kryer një gamë të gjerë fushatash shpifëse kundër saj.

"Ajo është e vetëdijshme për lajmet dhe çfarë po ndodh, ajo përpiqet më së miri të mos lexojë të gjitha tregimet për të", ka thënë një burim i korrespondentit mbretëror të Vanity Fair, Katie Nikol.

Meghan ka thënë më parë se ajo nuk lexon lajme për të, në përgjithësi. Meghan i tha Vanity Fairy-it verën e kaluar se nuk i lexon shkrimet rreth saj.

"Nuk lexoj asnjë gjë në shtyp. Unë nuk kam lexuar edhe shtypin e modës. Njerëzit që janë pranë meje, më spikasin dhe e dinë se kush jam unë. Pjesa tjetër është thjeshtë zhurmë", kishte deklaruar ajo. /Telegrafi/