Please enter at least 3 characters.

Palace refuzon 55 milionë eurot e Unitedit për Bissakan

2019/06/Aaron-Wan-Bissaka-2-e1560791256279.jpg
254:"LONDON, ENGLAND - APRIL 03: Aaron Wan-Bissaka of Crystal Palace during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Crystal Palace at Tottenham Hotspur Stadium on April 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Crystal Palace ka refuzuar ofertën 55 milionë euroshe të Manchester United për Aaron Wan-Bissaka.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka shënjestruar mbrojtësin e krahut të djathtë si pjesë e një ndryshimi thelbësor të mbrojtjes së ekipit.

Por, "Shqiponjat" mendojnë se duhen të paktën 65 milionë euro për lojtarin e grupmoshave deri 21 vjet të Anglisë, i cili gjithashtu është i lidhur me Tottenham Hotspurs.

(Foto by Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Por, Palace është i gatshëm të negociojë me Djajtë e Kuq për një shumë më të ulët në rast se do të përfshihet edhe sulmuesi Wilfried Zaha, i cili sezonin e kaluar ka luajtur si i huazuar te Crystali.

Sulmuesi 26 vjeçari ishte transferuar para gjashtë vjetësh për 13 milionë euro në Old Trafford nga Palace.

Ndryshe, United pritet të heq dorë nga Antonio Valencia, Mateo Darmian e disa mbrojtës të tjerë. /Telegrafi/