Pagat e klubeve në La Liga - Barcelona dominon me miliona euro ndaj Real Madridit
Janë publikuar shumat e pagave që japin 20 klubet nga La Liga për sezonin 2019/20, ku do të paguhen 2.94 miliardë euro.
Barcelona vazhdon të kryesojë siç bënte edhe sezonin e kaluar me një shifër që është rritur nga 632.97 milionë euro në 671.42 milionë euro.
Real Madridi ka parë rritjen më të madhe, nga 566.53 milion euro që paguante në edicionin 2018/19 në 641.05 milionë euro në këtë sezon.
Atletico Madridi është i treti në listë me një rritje nga 348.5 milionë euro, nga 293 milionë euro edicioni i fundit.
Vetëm pesë ekipe të tjera e kalojnë kufirin prej pagave prej 100 milionë eurove: Sevilla, Valencia, Villarreal, Athletic Bilbao dhe Real Betis. /Telegrafi/
Pagat e klubeve të La Ligas për edicionin 2019/2020
1.Barcelona 671.422.000 milionë euro2.Real Madrid 641.050.00 milionë euro3.Atletico Madrid 348.500.000 milionë euro4.Sevilla 185.160.000 milionë euro5.Valencia 170.670.000 milionë euro6.Villarreal 108.590.000 milionë euro7.A.Bilbao 103.180.000 milionë euro8.Real Betis 100.350.000 milionë euro9.Real Sociedad 81.140.000 milionë euro10.Espanyol 68.740.000 milionë euro11.Celta 62.120.000 milionë euro12.Levante 56.600.000 milionë euro13.Getafe 56.284.000 milionë euro14.Leganes 52.080.000 milionë euro15.Alaves 49.770.000 milionë euro16.Eibar 47.120.000 milionë euro17.Osasuna 38.690.000 milionë euro18.Granada 35.460.000 milionë euro19.Real Valladolid 32.030.000 milionë euro20.Real Mallorca 29.970.000 milionë euro


