Please enter at least 3 characters.

Pacolli, Vetëvendosjes: Si ju tingëllojnë etiketimet e pavërteta, që dikur m’i bënit mua!

Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ka mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje nga akuzat e Qeverisë, duke i quajtur ato fyese dhe denigruese.

“Akuzat e Qeverisë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, se gjoja VV është e paguar nga Serbia, janë akuza fyese, denigruese, dhe i përngjajnë etiketimeve të paskrupullta që janë përdorur nga regjimet komuniste me qëllim të ruajtjes së privilegjeve të veta duke u shkaktuar të tjerëve dëme e dhimbje shpirtërore.Këto akuza janë shpifje të rënda, sidomos kur bëhen nga "shërbyesit e popullit", nga ata që harxhojnë paranë publike, nga ata që duhet të jenë punëtorë të edukuar dhe shembullorë. Në një shtet ligjor këto shantazhe do të ndëshkoheshin me ligj.Nga ana tjetër, i pyes edhe miq të e VV, si ju tingëllon juve ky etiketim i pavërtetë?Për mua është një Déjà vu! Ju kujtohen të gjitha etiketimet që m'i bënit mua në mënyrë permanente (rus,agjent i Beogradit, etj., etj.)E shihni sa keq është me qenë i shantazhuar pa baza!Sidoqoftë unë vihem fuqishëm kundër të gjitha formave shantazhuese, teorive konspirative dhe metodave staliniste e enveriste që kanë karakter denigrues dhe fyes dhe që bëhen për shkaqe oportuniste në dëm të të tjerëve” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.