Please enter at least 3 characters.

Pacolli: Strehimoret do t’i bëjmë hapësira të artit urban

2017/10/IMG_0649-e1507997475606.jpg

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, i bëri një vizitë strehimores në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, e cila strehimore shërben në rast të ndonjë rreziku që mund t’i kanoset qytetit.

Strehimoret e tilla sipas Pacollit duhet të shndërrohen në hapësira të artit urban, e jo të mbesin vetëm si objekte strehimi.

Në planin e tij Pacolli parasheh që këto strehimore të bëhen më atraktive, më të bukura ku qytetarët do të mundë t'i vizitonin hapësirat e saj, e cila praktikë aplikohet edhe në shumë vende të civilizuara të botës.

Në këtë mënyrë sipas Pacollit, strehimoret në kryeqytet do të bëheshin qendër e artit urban.