Please enter at least 3 characters.

​Pacolli: Serbia të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë

2018/08/pacolli-e1532349398448-780x439.jpg

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka marrë me shqetësim lajmin për rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad.

“Ne si ministri jemi duke bërë përpjekje qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i Pacollit:"Me shqetësim të thellë mora lajmin për sulmin ndaj dy të rinjëve shqiptarë në Novi Sad ku njëri nga të sulmuarit i cili është Çlirim Kamber Maloku (1999), bashkë me shokun e tij po ashtu 19 vjeçar, është rrahur brutalisht dhe ndodhet në njërin nga spitalet e Novi Sadit dhe po lufton me jetën.Ne si ministri jemi duke bërë përpjekje qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë. Ne e dënojmë ashpër këtë aktë dhune dhe kërkojmë që autorët të sillen para drejtësisë. Urojmë shërim sa më të shpejt!", ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/