"Pa Panik", lansohet nesër nga Luana Vjollca
Në këtë kohë pandemie globale, këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka vendosur të lansojë një projekt të ri muzikor.
Siç njofton, "Pa panik" mban titullin kënga e cila i përshtatet më së miri situatës aktuale në vend, marrë parasysh përhapjen e virusit COVID-19.
Kënga duket se është finalizuar dhe 28-vjeçarja me kërkesën e fansave ka njoftuar se do ta lansojë nesër në orën 17:00.
Ajo ndër tjerash ka sjell edhe një sekuencë të shkurtër të klipit, në të cilin prezantohet me stil të ri të flokëve, si një brune tërheqëse.
“Nesër 17:00, Pa Panik, me humb pak mendjen! Faleminderit që e kërkuat kaq shumë publikimin e kësaj kënge”, ka shkruar Vjollca.
Projekti është ritmik dhe në vazhdimësi Luana ka mbajtur aktiv fansat me shpërndarjen e imazheve të ndryshme nga prapaskenat e videoklipit.
"Ti Amo" ndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Luana në muajin shtator që tani numëron mbi 1.6 milion klikime. /Telegrafi/


