P. Diddy ‘tronditës’ me stilin e ri të muzikës
Ylli i hitit “I Don't Wanna Know”, i cili është duke u përgatitur të lëshojë albumin e ri ”The Last Train to Paris”, ka qenë i dyshimtë se mund të tronditë fansat e tij kur të shkëmbejë stilin e muzikës rep për një zë më melodik në albumin e ardhshëm.
“Nuk kam dashur t’i tronditi njerëzit me atë pjesë të albumit, unë duke kënduar. E njoh publikun, për të cilin kam bërë incizime. E di se si do të ishte nëse një dajë ose vëlla vjen në darkë me 50 kilogramë të humbura (ndryshim i madh)”, ka thënë Diddy.
Reperi thotë se ai e ka pasur të vështirë të incizojë zëra ‘emocional’ për singlin e albumit “Angels”, pasi ai nuk është një këngëtar i mirë. “Definivisht nuk jam këngëtari më i mirë në botë. Më janë dashur dy javë për ta realizuar këngën (Angels). Duhej të ishte një këndim nga shpirti”, ka shuar Diddy.


