Please enter at least 3 characters.

Overmars: Barça ka ofruar pak për De Jong

2018/09/Dmz1HxqU0AAgieW-e1536740692297.jpg

Frenkie de Jong është një nga emrat më të përfolur të momentin në botën e tregut të transferimeve.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim Tottenhami, Interi dhe Barcelona.

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, ka zbuluar se klubi katalunas ka bërë edhe ofertë, por që ajo ishte shumë e vogël.

(Getty Images)

"Barcelona ka bërë ofertë për lojtarin, por ata nuk e kanë vlerësuar mjaftueshëm".

"Blaugranët mund të rikthen ta kërkojnë edhe në janar, por ne nuk shesim lojtarët në atë periudhë", ka thënë Overmars raporton Mundo Deportivo.

Besohet se vlera financiare e kërkuar nga Ajaxi është rreth 50 milionë euro, gjë që klubet e mëdha refuzojnë ta paguajnë.

De Jong tashmë ka bërë edhe dy paraqitje me skuadrën e parë të Përfaqësueses së Holandës. /Telegrafi/