Please enter at least 3 characters.

Osmani takon Hahn në Bruksel, diskutojnë për procesin e integrimit në BE dhe liberalizimin e vizave

2019/11/74398217_1488498951312364_2229518356577255424_n.jpg

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Osmani në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn do të diskutojnë për sfidat që e presin Kosovën në integrimin evropian.

" Me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë", ka shkruar ajo./Telegrafi/