Please enter at least 3 characters.

Osmani: Sulmet ndaj gazetarëve në veri, tregojnë se qëllimi i Serbisë është fshehja e të vërtetës

2022/11/Vjosa-Osmani-deklarate-per-zgjedhjet-e-jashtezakonshme-per-Mitrovicen-e-Veriut-Zvecan-Leposaviq-dhe-Zubin-Potok-foto-Ridvan-Slivova-1-e1669403437208.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve të ditëve të fundit ndaj gazetarëve që po kryenin punën e tyre në veri të Kosovës.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga ana e bandave kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”.

E para e shtetit të Kosovës thotë se qëllimet e liderëve të Serbisë aspak nuk kanë ndryshuar qysh nga vitet e ’90.

“Lidershipi i Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet '90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar tutje Osmani.