Please enter at least 3 characters.

Osmani publikon fotografi me presidentin amerikan, Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

2024/09/Vjosa-Osmani-3.jpg
260:"President Joe Biden and First Lady Jill Biden participate in a photo line at a reception for United Nations General Assembly leaders, Wednesday, September 25, 2024, at the Metropolitan Museum of Art in New York City (Official White House Photo by Adam Schultz)
11:"White House

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Presidentja Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden.

Në postimin e saj, e para e shtetit të Kosovës shkruan "Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”. /Telegrafi/