Osmani ngushëllon popullin japonez pas tërmetit shkatërrues
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
02/01/2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje.
Osmani në një psotim në "X" ka thënë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.
"Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre.
Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë", ka shkruar Osmani.
Ndryshe numri i viktimave ka arritur në 48 nga tërmeti që goditi Japoninë. /Telegrafi/


