Please enter at least 3 characters.

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

2024/08/Vjosa-Osmani-deklarate-per-zgjedhjet-e-jashtezakonshme-per-Mitrovicen-e-Veriut-Zvecan-Leposaviq-dhe-Zubin-Potok-foto-Ridvan-Slivova-1-e1669403437208-780x439-1.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler.

Osmani përmes një postimi në “X” shprehu mirënjohje të thellë për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës.

“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, shkroi Osmani në “X”. /Telegrafi/