Osmani mirëpret ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO: Radhën e kanë Kosova, Ukraina e Bosnja
10/07/2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendimin e Turqisë për të hequr bllokadën ndaj Suedisë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se pret që radhën ta kenë Kosova, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina.
“Lajm i shkëlqyer!. Radhën e kanë Kosova, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.


