Please enter at least 3 characters.

Osmani kërkon hetim të pavarur dhe drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së të riut 27-vjeçar Agon Zejnullahu, për të cilën ekzistojnë dyshime se ka ndodhur gjatë një ndërhyrjeje policore.

Ngjarjen Osmani e ka cilësuar si “të rëndë dhe tronditëse” dhe ka kërkuar urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

"Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale," ka deklaruar presidentja.

Ajo ka theksuar se çdo zyrtar që ka mundur të shkelë ligjin apo të ketë tejkaluar kompetencat duhet të vihet para drejtësisë pa asnjë vonesë, duke përmendur se "askush nuk është mbi ligjin."

Reagimi i presidentes vjen pas rritjes së interesimit publik për këtë rast dhe kërkesave për sqarim të plotë institucional./Telegrafi/