Osmani e Shala firmosin për Prishtinën
03/12/2014
Dyshja e kampionëve në fuqi, tani e tutje do të veshin fanellën e klubit më të madh në vendin tonë. Osmani e Shala kanë firmosur kontratë dy vjeçare me prishtinasit
Të dy futbollistët u shprehen të kënaqur që i janë bashkuar kryeqytetasve. Osmani e Shala thanë se “është vështirë t’i thuash jo një klubi siç është Prishtina”.
“Që nga sot jam pjesë e FC Prishtina. Falënderoj tifozerine ‘Forca’ nga Vushtrria për përkrahjen deri me tani. Shpresoje që respekti te vazhdojë dhe po ashtu të gjejë përkrahje edhe tek ‘Plisat” me kontributin që do ta jap për ngjyrat e klubit te kryeqytetit”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “Facebook”. /KP/Telegrafi/


