Oriola Marashi josh me setin e ri fotografik
05/04/2021
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është tejet e angazhuar me punë në fushën e modelingut.
Ditë më parë ajo pushtoi 'pistat' e modës, duke marrë vëmendjen e gjithë audiencës.
Edhe aktivitetin në rrjete sociale nuk e ndalë asnjëherë, duke publikuar fotografi nga më të ndryshmet.
Së fundmi bukuroshja brune është parë me një set të ri fotografik, teksa mahniti fansat.
Në pjesën e poshtme ajo kishte të veshur një palë pantallona të zeza, që e kombinoi me një bluzë bezhë.
Padyshim që Oriola theksoi tiparet e mrekullueshme trupore, për të cilat komentohet tej mase.
Sa i përket jetës private, modelja është në një lidhje me futbollistin e njohur, Eros Grezda. /Telegrafi/


